Sulmuesi i Atletiko Madrid, Antoine Griezmann ka thënë se fituesi i çmimit prestigjioz
individual “Topi i artë” duhet ta fitojë një lojtar i Francës.
“Për mua, është një ëndërr. Historikisht, është trofeu
individual më i mirë. Fitues janë yjet, ka vetëm shembuj model në mesin e fituesve. Do të ishte një ëndërr për t’u bërë shembull për të tjerët. Ne u shpallëm kampionë të
botës, jemi pjesë e kombëtares më të mirë në glob.
Prandaj, në këtë ekip më të mirë në botë, duhet të jetë edhe lojtari më i mirë në botë, apo jo? Pastaj, janë votat, mendimet, gjykimet e ndryshme, ato që vendosin. Por, unë mendoj se një francez duhet ta fitojë “Topin e Artë”, tha Grizemann. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018,
ora 12:18