Gropat prishin autobusin, futbollistët e Flamurtarit në këmbë për stërvitje (FOTO LAJM)

Autobusi i prishur i Flamurtarit
Futbollistët nisen për stërvitje me autobusin e klubit, por përfundojnë duke shkuar në këmbë. Kjo ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Vlorës, kur futbollistët e Flamurtarit janë detyruar të ecin në këmbë pasi autobusi është prishur.

Shkak është bërë rruga tejet e pakalueshme dhe me gropa e plazhit të vjetër. Shoferi i autobusit, edhe pse është përpjekur të devijojë gropat e mëdha nuk ka mundur ti shpëtojë prishjes.

Futbollistët janë detyruar të zbresin nga autobusi dhe të nisen në këmbë për stërvitje. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori