Gruaja e Bravos: "Të gjithë lojtarët shkojnë në klube nate dhe janë pijanec"
Pëlqej
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, i ashpër ka qenë mesazhi që përcolli në rrjetet sociale gruaja e kapitenit të Kilit, Claudio Bravo.

Carla akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë lojtarët e kombëtares se janë pijanecë dhe nuk e ndiejnë aspak fanellën e kombit, shkruan Albeu.com.

“Faleminderit kapiteni im për gjithçka që përjetuam! Ishte shumë e bukur. Por, kur ata të tjerët veshin fanellën duhet të jenë profesionistë dhe të shtrëngojnë b… Ata shkojnë në festa dhe nuk stërviten, sepse janë një grup pijanecësh. Më vjen keq që e mbylle duke qarë, por tani është i gjithë vendi që po qan. Të presim krahëhapur kapiten”, shkruante ajo në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori