Gruaja e Casanos zbulon menaxherin e tij të ri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Antonio Casono nuk ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë, pasi do akoma që të vazhdojë të luaj.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane është në kërkim të një skuadre të re dhe për këtë gjë ai është marrë në patronazh nga menaxheri Alessando Moggi, djali i drejtorit të Partizanit, Luciano Moggi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gruaja e Casanos, e cila nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka shkruar: “Dua të theksoj se nuk jam unë menaxherja e Antonios. Prej disa muajsh, menaxheri i Antonios është Alessandro Moggi”.

Alesando Moggi është një prej menaxherëve më të njohur në Itali dhe pas këtij bashkëpunimi, shumë shpejt pritet që sulmuesi italian t’i bashkohet një skuadre futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori