Gruaja e Luiz Adrianos tregon tmerrin: Më kërcënuan me jetë nëse martohesha me të (FOTO LAJM)

Dashuria e tyre lindi vite më parë kur Luiz Adriano u largua nga Milano për të shkuar dhe të luante te Spartaku i Moskës, shkruan Albeu.com.

Në nëntorin e kaluar dasma, pastaj me transferimin te Palmeiras problemet lindën prblemet e para. Ekaterina Dorozhko, një bukuroshe 23-vjeçare ruse, ka zbuluar se ajo ka qenë në qendër të rasteve të racizmit.

"Çdo ditë, për një kohë të gjatë, kam marrë mesazhe që kërcënojnë me vdekje ose i urojnë sëmundje prindërve të mi", tha modelja në Instagram .

"Ata premtuan se do të më gjenin, do të më rrihnin dhe shumë gjëra të tjera të tmerrshme sepse isha martuar me një burrë të zi". /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2020, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori