Grumbullimi me kombëtaren, Kili vendos në karantinë Sanchez dhe Vidal
Kili do të përballet me Uruguain në 26 mars dhe Kolumbinë 5 ditë më vonë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022, por Koronavirusi është shndërruar në një problem, pasi në vend ka filluar aplikimi i karantinimit të njerëzve që kthehen nga Euroap dhe Azia.

Kështu Ministri i Shëndetësisë në Kili paralajmëroi se emra si Arturo Vidal, Alexis Sanchez dhe Gary Medel, nëse do të janë mes të grumbulluarve të Kombëtares së Futbollit, do t’i nënshtrohet një procesi të karantinës deri sa të konfirmohet nëse janë të prekur nga virusi apo jo.

Nisur nga kjo situatë, futbollistët mund të udhëtojnë më herët drejt atdheut të tyre, për të përfunduar shpejt procesin e karantinës dhe për të qenë gati për ndeshjet, ose të mos grumbullohen fare për dy takimet e radhës.
Shtuar më 11/03/2020, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori