Grumbullohet Ronaldinho, Kaka jashtë
Luiz Felipe Scolari publikoi listën e të grumbulluarve të Brazilit për ndeshjen miqësore të 6 shkurtit në "Wembley" ndaj Anglisë. Trajneri i Brazilit habiti të gjithë me rikthimin e Ronaldinho dhe portierit Julio Cesar, ndërsa Kaka’ nuk u grumbullua sërish pas rikthimit tek Seleçao në miqësoret e fundit.

Momenti i mirë që po kalon Atletico Madrid ka shpërblyer dy brazilianët e klubit spanjoll. Filipe Luis dhe Miranda janë grumbulluar për herë të parë me pesë herë kampionët e botës. /albeu.com/

Ja lista e plotë e lojtarëve të Brazilit të grumbulluar për miqësoren e luksit me Anglinë:

Portierë: Diego Alves (Valencia) dhe Julio César (Queens Park Rangers)
Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Adriano (Barcelona), Filipe Luis (Atlético Madrid), Dante (Bayern Munchen), David Luiz (Chelsea), Leandro Castán (Roma) dhe Miranda (Atlético Madrid)
Mesfushorë: Arouca (Santos), Hernanes (Lazio), Paulinho (Corinthians), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea) dhe Ronaldinho (Atlético-MG)
Sulmues: Neymar (Santos), Lucas (PSG), Luis Fabiano (São Paulo), Fred (Fluminense) dhe Hulk (Zenit)
Shtuar më 23/01/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori