Grumbulloi Manaj, flet Setien: Mund të na ndihmojë
Rei Manaj është grumbulluar nga trajneri, Quique Setien, për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Getafe.

Në konferencën për shtyp, para ndeshjes së javës së 24-t të La Liga-s, Barcelona-Getafe, trajneri Quique Setién shpjegoi para gazetarëve arsyet që e shtynë të përfshijë për herë të parë në listë sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

“Rey Manaj është një futbollist, që nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por ka karakteristikat e tij dhe mund të na ndihmojë. Duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë lojës, ne kemi një zëvendësues me karakteristikat e Manajt, që na jep gjëra shtesë. Kjo është arsyeja pse e përfshiva në listë, siç është bërë me Abel Ruiz apo të tjerët”.


Trajneri i Barçës e lidhi grumbullimin e Manajt edhe me politikën e klubit, që sa më shumë lojtarë të filialit (Barcelonës B) dhe të akademisë të stërviten nën komandën e tij gjatë gjithë javës, për t'i njohur më mirë: “Ne kemi bindjen se Manaj mund të na ndihmojë. E përsëris, ka një kohë të shkurtër në këtë klub, duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë. Nëse e mbajmë si kontigjent të ekipit të parë, kjo ndodh për shkak se i besojmë, se kemi nevojë për të. Manaj mund të kontribuojë në disa gjëra. Ne jemi duke punuar shumë edhe me akademinë. Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi kur ekipi i parë të relaksohet”.
Shtuar më 14/02/2020, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori