Grupi D: Fiton Reali, barazon City me Borussia Dortmundin (VIDEO)
Real Madridi ka mposhtur me rezultat 1-4 skuadrën vendase të Ajax-it në takimin e të mërkurës mbrëma në Grupin D të Champions League.

Golat për Real Madridin u shënuan nga Cristiano Ronaldo (42', 79' dhe 81') dhe Karim Benzema në minutën e 48-të ndërsa për vendasit e Ajaxit shënoi Moisander në minutën e 56-të.

takimin tjetër të Grupit D, Manchester City barazoi me rezultat 1-1 në fushë të vet me skuadrën e Borussia Dortmund.

Për Manchester Cityn shënoi Balotelli nga penalltia (90') ndërsa për Borussian shënoi Reus (61'). /albeu.com/

Ajax Amsterdam 1 - 4 Real Madrid












Manchester C. 1 - 1 Borussia Dortmund


Shtuar më 03/10/2012, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori