Grupi E: Fitojnë Bate Borisov dhe Dinamo Kiev
Pëlqej
Europa League
Bate Borisov mposht 3-1 Sheriff Tiraspol në ndeshjet e katërta të fazës së grupeve, në grupin E të Europa League,. Rusët kanë dominuar ndeshjen dhe kanë kaluar menjëherë në avantazh në minutën e 16 me anë të Rodionov, por janë barazuar në minutën e 32 nga Erokhin. Në pjesën e dytë Bate Borisov shënon dhe dy gola të tjerë në minutat 69 dhe 75 me anë të Pavlov dhe Bressan dhe mbyll ndeshjen në 3-1. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Dinamos së Kievit dhe Az Alkamar rezultati ka qënë 2-0 për vendasit nga Ukraina ku ka shënuar dy herë Milevsky në minutat 47 dhe 61. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori