BATE Borisov ka surpizuar skuadrën e
Bayern Munichut në ndeshjen e Grupit F. Nënkampionët e Europës pësuan humbje surprizë me
rezultat 3-1.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga Pavlov ndërsa në minutën e 78, Rodionov rriti epërsinë për 2-0.
Bayern u përgjigj shumë vonë, në minutën e 90-të përmes Ribery ndërsa mënjeherë u përgjijëen me gol vendait duke bërë që ndeshja të përfundojë me
rezultat 3-1.
Në takimin tjetër të Grupit F,
Valencia mposhti skuadrën e Lille me
rezultat 2-0.
Për Valencian, të dy golat e fitores i shënoi Jonas në minutën e 38-të dhe 75-të.
BATE është lider në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bayerni ka një pikë në vendin e tretë.
Valencia është në vendin e dytë me katër pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2012,
ora 22:44