"Grusht" i fortë për Destron, 4 javë skualifikim (FOTO LAJM)

Telashe për Romën, 4 javë dënim për Mattia Destron. Gjykatësi Sportiv në Serie A ka skualifikuar me tre ndeshje sulmuesin verdhekuq pas goditjes që i bëri mbrojtësit të Cagliarit Davide dhe Astori dhe një javë tjetër për shkak të kartonit të verdhë që mori në javën e fundit të kampionatit.

Roma e ka pothuajse të sigurtë vendin e dytë në Serie A, por ky është një grusht i fortë për Destron, i cili pavarësisht formës së mirë që po kalon, rrezikon ftesën për në "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori