"Grushti" i Luanit: Vendim skandaloz i UEFA-s
Ish kampioni shqiptar i boksit, Luan Krasniqi, e ka cilësuar skandaloz vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s përsa i përket ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor në Beograd.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Krasniqi shkruan se ky është një vendim politik dhe i gabuar.

"U rrëqetha me vendimin skandaloz të UEFA- s pas ndërprerjes së parakohshme të ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare dhe simpatizuesit e saj, me këtë vendim, u ndëshkuan për diçka që nuk kanë të bëjë fare me ta. Përkundrazi, me këtë vendim u shpërblyen fajtorët, nikoqirët- ata që lejuan sulm dhe fyerje të paskurpullt në fushën sportive. Për një vendim të tillë, mendoj se nuk ka kurrëfar baze dhe se ky është një vendim politik dhe i gabuar. Por, mbase akoma nuk është vonë, shpresoj shumë se Federata shqiptare e futbollit, do të mbështetet në ndihmën e njerëzve meritorë për zhvillim të procedurave të domosdoshme", shkruan Luan Krasniqi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori