Komisioni i Disiplinës ka bërë publik vendimet e tij për ndeshjet e zhvilluara në fundjavë. Futbollisti i Shkumbinit, Albano Isaj, por goditje me grusht të gjyqtarit Klajdi Kola me 3 vite
pezullim nga të gjitha aktivitetet. Me një vit
pezullim u dënua edhe zyrtari i Shkumbinit Arianit Ballhysa.
Ndërkohë nuk mungojnë masat ndëshkimore për klubet e Kategorisë Superiore. Kamza për sjellje të gabuar të spektarovë në ndeshjen ndaj Laçit
dënohet më 4 sfida pa tifozë. Partizani gjobitet me 200 mijë lek.
VENDIMET:
1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër F.C “Flamurtari”, në bazë të
nenit 66/2 të KDS
dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
2.KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër KF “Laçi”, në bazë të
nenit 66/3.a) të KDS,
dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Lojtari i KF “Shkumbini”, Albano Isaj, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të
Nenit 49/1.b) të KDS,
dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj
pezullim nga
aktiviteti.
4.Zyrtari i KF “Shkumbini”,Arianit Ballhysa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të
nenit 49/2.a të KDS,
dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
4.KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
5.KF “Dinamo“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Luftëtari” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
6.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Denaldo Llupi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
Nenit 48/1.e) të KDS,
dënohet me 8 (tetë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Aldrin Cifliku, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
Nenit 48/.e) të KDS,
dënohet me 8 (tetë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
8.Zyrtari i KF “Besa” U-17, Aurel Myftiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të
nenit 48/2.a të KDS,
dënohet me 5 (pesë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
9.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të
Nenit 48/1.e) të KDS,
dënohet me 8 (tetë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
10.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Kesjana Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të
Nenit 48/1/e) të KDS,
dënohet me 8 (tetë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
11.Lojtarja e KF “Juban Danja” femra, Enxhi Selimi, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të
Nenit 48/1/e) të KDS,
dënohet me 5 (pesë) ndeshje
pezullim nga
aktiviteti.
12.KF “Shkëndija Tiranë“ , për mos paraqitje në ndeshje me FC “Term”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018,
ora 20:45