Guaradiola kërkon të ribashkohet me yllin e Juventusit
Lajme bombë vijnë nga Anglia teksa Pep Guardiola kërkonribashkohet me Douglas Costa-n te Manchester City-t

Të dy kanë punuar së bashku te Bayern Munich në sezonin 2015-2016, teksa dhe Costa është gati të lerë bardhezinjtë pasi nuk bën më pjesë në planet e Allegrit.

Ky sezon i brazilani nuk ka qenë ndër ata për t’u mbajtur mend, përkundrazi ka qenë i komplikuar dhe i mbushur me nervozizëm, dënime, skualifikime e gjoba, si rrjedhojë e gjesteve të turpshme në fushë, si pështyma ndaj një lojtari të Sasuolos apo akoma më shumë, udhëtimet e palajmëruara në Paris, rasti i ditëlindjes së Neymarit apo aksidenti me makinë, ndërsa lojtari ishte i dëmtuar dhe kishte marrë udhëzimin e mjekëve për të qenë sa më i kujdesshëm me fizikun e tij.

Pep Guardiola do tentojë ta bindë numrin 11 të bardhezinjve për t’iu bashkuar atij te Manchester City. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2019, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori