Guardiola: Benatia? Asnjë koment
Pëlqej
"Benatia? Asnjë koment". Kështu i është përgjigjur Pep Guardiola një gazetari që interesohej rreth transferimit të mundshëm të mbrojtësit të Romës, Mehdi Benatia, te Bayern Munchen.

Deklarata e teknikut spanjoll erdhi gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të startit të sezonit të ri në Bundesligë, kundër Wolfsburg.

"Duhet të punojmë që të fitojmë gjithmonë. Bundesliga është një prej objektivave tanë. Ribery? Do të qëndrojë jashtë për dy ose tre javë për shkak të dëmtimit. Ka ende nevojë për kohë. Robben? Është në formë, por nuk ka luajtur ende", ka deklaruar Pep Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori