Guardiola: Brenda Bayernit ka spiunë
Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp të mbajtur sot i është kthyer historisë së sherrit të tij me stafin mjekësor pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ai tha kjo është e vërtet, por ka një spiun në skuadrën e tij.

“Gazetarët janë shumë, shumë, shumë të zotë. Besoj se këto gjëra duhet të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes. Ka një spiun, nuk e di kush është, por është punë e klubit, jo e ima, është problemi i klubit, sepse unë nuk kam kohë që të zbuloj kush ka treguar”.

“Mendoj se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme e momentit. Përpara kemi kampionatin dhe me një fitore mund të shpallemi kampionë. Ndaj duhet të përqendrohemi te Ingolstadti”, ka thënë Guardiola. /Albeu.com/
Shtuar më 06/05/2016, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori