Guardiola: City dhe Liverpool kanë bërë një super sezon, meritojmë elozhe
Manchester City ka fituar 2-0 ndaj Fulham duke marrë kryesimin e Premier League me një ndeshje më shumë se Liverpool.

Trajneri Pep Guardiola ka folur për BBC në përfundim të ndeshjes:

"15-20 minutat e para ishin të pabesueshme për nga mënyra se si luajtëm.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare zakonisht humb disi ritmi i lojës, por djemtë e bënë mirë detyrën e tyre. Ndeshja ishte delikate, ora 12:30 e së shtunës, një ditë me diell. Kjo është e pazakontë prandaj jam i kënaqur.

Do të bëjmë çmos për të fituar. Nuk ka rëndësi për kompeticionin e radhës, ne do të fitojmë. Fulham ishte një ndeshje e vështirë për Liverpool dhe Chelsea kështu që e dinim që do të ishte delikate.

Sezoni i Liverpool dhe Man City-t ka qenë i mrekullueshëm deri tani dhe meritojmë elozhe. Prandaj jemi në krye.

Aguero? Ai tha se ndjeu diçka, por shpresoj të mos jetë një dëmtim. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze. Do të shohim nesër." /albeu.com/


Shtuar më 30/03/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori