Guardiola, De Boer: Bayern nuk është Barça
Trajneri i Ajax, Frank de Boer foli për nënshkrimin e Pep Guardiolës me Bayern Munchen, duke vendosur në pikëpyetje nëse trajneri katalanas do të ketë të njëjtin sukses me bavarezët ashtu siç pati me Barcelonën.

"Ai pati lojtarë shumë të mirë tek Barcelona, por ai tregoi ne aftësitë e tij. Dhe te Bayern do të bëjë të njëjtën gjë. Nuk mund ta dish nëse do të ketë të njëjtin sukses si me Barcelonën apo nëse do të fitoj aq shumë trofe, por do të shikoni se do te ketë një ekip të Guardiolës vitin tjetër e cila do të luajë për të fituar Champions League", deklaroi tekniku hollandez për "BBC Sport".

Pep Guardiola dhe Bayern Munchen arritën dje një akord deri në vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori