Guardiola: De Bruyne fenomenal
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli pas ndeshjes ndaj Leicester, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 3-1. Strategu spanjoll analizoi mbarëvajtjen e takimit, si dhe i thuri elozhe yllit belg, Kevin De Bruyne.

“Po, më pëlqeu jashtëzakonisht shumë mënyra si skuadra luajti. Më shijoi ky rezultat, fituam kundër një skuadre që është me meritë në krye të tabelës. Luajtëm shumë mirë, krijuam raste dhe nuk lejuam hapësira mbrapa.

Iu thashë djemve, shkoni vetëm përpara, vetëm përpara. Nuk doja që të mbroheshim në këtë ndeshje. Pasime të thjeshta, futboll i thjeshtë. Nuk kemi pse të luajmë gjithmonë me gjëra speciale, edhe pse i kanë aftësitë. Pasim, pasim, thjeshtësi. Kjo më pëlqeu te skuadra ime. Edhe ndeshja kundër Arsenalit ishte shumë e mirë.

Kevin De Bruyne i ka fituar këto dy ndeshje për ne. Po, mund ta them këtë gjë. Sezonin e shkuar ka vuajtur nga dëmtimet, por këtë sezon.. uau. Ai është një plus i madh për ne, është diçka që të gjithë shokët e skuadrës e lakmojnë dhe mësojnë shumë nga ai”, tha mes të tjerash Guardiola.
Shtuar më 21/12/2019, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori