Guardiola: Deri në dhjetor na presin kohë të vështira
Pëlqej
Hamburgu bën me dhimbje koke Pep Guardiolën. Trajneri i Bayern Munchen "qan" shanset e humbura dhe dy pikët në këtë transfertë. Teksa bëri rotacion masiv, tekniku spanjoll pohon se deri në dhjetor e pret një detyrë herkuliane.

"Nuk ishte e thjeshtë të ambientoheshim me lojën pas sfidës intensive ndaj Manchester Cityt. Në pjesën e parë na mungoi agresiviteti dhe freskia. Ndërsa në 45 minutat e dyta u rimëkëmbëm dhe për fat të keq nuk realizuam siç duhet shanset. Na duhet të vazhdojmë punën. Deri në dhjetor na presin kohë të vështira", u shpreh Guardiola.

"Të gjithë duan të luajnë, sepse e meritojnë. Nuk kishim kohë të mjaftueshme për të rigjeneruar forcat pas ndeshjes intensive ndaj Cityt. Robben? Pësoi tërheqje muskulore dhe isha i detyruar ta ulja në stol. Shpresoj që të mos ketë dëmtim serioz. Sulmi? Kemi ende nevojë për kohë. Golat nuk do mungojnë si nga Lewandowski dhe mesfushorët ofensivë", përfundoi Guardiola. /albeu.com/


Shtuar më 21/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori