Guardiola dhe Ribery, vizitë në burg Hoeness-it
Pëlqej
Ai nuk është më presidenti i Bayern Munich, por vazhdon të gëzojë respektin e shoqërisë. Uli Hoeness që po vuan dënimin e marrë për evazion fiskal do të vizitohet në burg nga trajneri Pep Guardiola, Franck Robery dhe Franz Beckenbauer. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Bild”, sipas së cilës, tekniku, sulmuesi dhe presidenti i nderit kanë shprehur dëshirën për t’u takuar me ish presidentin.

Në këtë mënyrë, ata kanë dërguar një kërkesë zyrtare dhe presin përgjigje nga autoritetet e burgut ku Hoeness do të kalojë 3 vjet e gjysmë.

Marrëdhënia e Guardiolas me ish presidentin vazhdon të mbetet e fortë pasi ishte pikërisht Hoeness ai që këmbënguli për të emëruar në stolin e skuadrës trajnerin katalanas.

Gjatë vitit 2012 Hoeness udhëtoi në New York ku u takua me spanjollin, të cilit i bëri ofertën. Një lidhje të veçantë ai ka edhe me Franz Beckenbauer me të cilin u shpall kampion Europe dhe bote si lojtar, ndërsa Ribery vazhdon ta vlerësojë për ndihmën që i ka dhënë në momentet e vështira të karrierës së tij si p.sh rasti i skandalit seksual me një minorene.

Më parë, Hoeness është vizituar në burg edhe nga kreu i këshillit drejtues të shoqërisë Karl-HeinzRummenigge dhe presidenti i Adidas, Herbert Hainer. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori