Guardiola do fitoren ndaj Milanit
Pep Guardiola është parë i lumtur pas kualifikimit të ekipit të tij në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4-0 ndaj Viktoria Plzen.

“Gjëja më e rëndësishme është se kemi kaluar në fazën tjetër dhe në ndeshjen ndaj Milanit, në San Siro do të mundohemni të fitojmë për të marrë kreun e grupit”, tha tekniku blaugrana.

“Ne jemi shumë të kënaqur me kualifikimin por dimë se gara në Europë nuk është e lehtë dhe veçanërisht në këtë fazë të "nxehtë", vijoi tranjeri i Barcelonës.

“Gjithmonë është e vështirë dhe duhet të them se në të kaluarën, ndeshjet ndaj Rubin Kazan dhe Dinamo Kiev kanë qënë leksione të mira për mua”, ka përfunduar deklaratën e tij Pep Guardiola i cili festoi ndeshjen e 200-të në drejtimin e klubit katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori