Pep
Guardiola ka nisur tratativat e para për sjelljen e Adnan Januzajt te Bayern
Munchen. Sipas asaj që shkruajnë
mediat gjermane, tekniku i bavarezëve ka kërkuar nga drejtuesit e skaudrës t që të transferojnë në janar talentin e
Manchester United.
Guardiola ka ndjekur me interes disa ndeshje të numrit 44 të
United duke u tërhequr nga talenti i shqiptarit.
Edhe
mediat angleze shkruajnë se përveç Barcelonës, Juventusit e
Manchester City-t, tani në garë për blerjen e Januzajt ka hyrë edhe Bayern
Munchen.
Nëse Januzaj nuk nënshkruan rinovimin e kontratës me
Manchester United deri në nëntor, largimi i tij në janar mund të quhet fakt i kryer. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 18:38