Guardiola do ndërtojë një ekip me talente në Milan
Sipas së përditshmes italiane “Corriere della Sera”, pronari i Milanit, Silvio Berlusconi nuk e ka braktisur idenë për angazhimin e Pep Guardiolës.

Dje ai deklaroi se ndihet mirë me trajnerin Massimilliano Allegri. Por tashmë të gjithë e dinë se ëndrra e padronit kuqezi mban emrin e teknikut spanjoll.

Sipas medias italiane, presidenti i Milanit ka nisur kontaktet e para me trajnerin spanjoll, falë edhe mbështetjes së grupit arab, i cili në fund të sezonit do të blejë 40 për qind të aksioneve të Milanit.

Berlusconi ua ka shitur një pjesë të mirë të aksioneve këtij grupi, por preferon ta mbajë sekret këtë lajm për ta publikuar në fund të sezonit. Falë mbështetjes së arabëve, Milani shikohet me sy tjetër nga Guardiola, i cili që tani ka filluar të kërkojë lojtarë të talentuar nën moshën 22-vjeçare, siç kërkon Silvio Berlusconi. Pra, sipas kësaj të përditshme, nuk është e largët dita që arabët dhe Guardiola do të marrin drejtimin e “rosonerëve”.
Shtuar më 28/11/2012, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori