Guardiola do ndërtojë një Milan me talente
Sipas së përditshmes italiane “Corriere della Sera”, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk e ka braktisur idenë Pep Guardiola. Dje ai deklaroi se ndihet mirë me Allegrin, por tashmë të gjithë e dinë se ëndrra e padronit kuqezi mban emrin e teknikut spanjoll.

Sipas medias italiane, presidenti i Milanit ka nisur kontaktet e para me trajnerin spanjoll, falë edhe mbështetjes së grupit arab, i cili në fund të sezonit do të blejë 40% të aksioneveMilanit. Berluskoni ua ka shitur një pjesë të mirë të aksioneve këtij grupi, por preferon ta mbajë sekret këtë lajm për ta publikuar në fund të sezonit.

Falë mbështetjes së arabëve, Milani shikohet me sy tjetër nga Guardiola, i cili që tani ka filluar të rrëmojë në merkato në kërkim të lojtarëve të talentuar nën moshën 22-vjeçare, siç kërkon presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

Pra, sipas kësaj të përditshme, nuk është e largët dita që arabët dhe Guardiola do të marrin drejtimin e “Djallit” nën shoqërinë e Berlusconit. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2012, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori