Guardiola do ta quajë veten dështak nëse nuk fiton këtë trofe me City-n
Trajneri i Manchester City-t, Pep Gaurdiola do ta quante veten dwshtak nwse nuk do ta fiutonte Championsin me "citizens".

"Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve", tha Guardiola.

Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë", shtoi ai.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.
Shtuar më 02/02/2020, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori