Guardiola duket si pasardhës i Del Bosques
Në Spanjë kanë filluar të mendojnë se kush mund të jetë pasardhësi i trajnerit aktual të spanjës, Vicente Del Bosques në bankinën e "Stuhisë së Kuqe", pas Euro 2012.

Kampioni i botës dhe Europës e siguroi edhe matematikisht të martën mbrëma kualifikimin në evenimentin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni, ndërsa kontrata e ish trajnerit të Real Madridit skadon verën që vjen.

Për këtë, sipas mediave spanjolle, Federata e Futbollit të Spanjës po mendon se Pep Guardiola do të ishte zëvendësuesi ideal i Del Bosques.

Pep Guardiola ka fituar gjithçka me Barçën dhe e njeh mirë ekipin spanjoll, që përbëhet kryesisht nga lojtarët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2011, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori