Guardiola e dëshiron Griezmann-in
Trajneri spanjoll i Bayernit, Pep Guardiola, duket se i ka vënë syrin francezit Antoine Griezmann.

Lëndimet e Franck Riberys dhe Arjen Robbenit duket se e kanë detyruar teknikun që të mendojë për talentin francez.

Griezmann ka shkëlqyer këtë edicion me Atletico Madridin si në kampionatin spanjoll ashtu edhe në Evropë dhe ka mjaftuar paraqitja e tij që t’i bije në sy një strategu të madh si Guardiola.

Griezmann u transferuar vitin e kaluar në Atletico nga Real Sociedad.

Sipas mediave, Atletico nuk planifikon ta lirojë francezin poshtë një shume prej 45 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori