Guardiola e ka "piketuar" pasardhësin e Sanes
Ylli gjerman i Man City me shumë gjasa do të "divorcohet" nga kampionët aktual të Premier League.

Interesimi i Bayern Munchen ka qenë i lartë edhe pas dëmtimin të anësorit.

I vetëdijshëm për këtë, trajneri Pep Guardiola ka qenë në kërkim të pasardhësit të futbollistit gjerman.

Dhe, mediumi "El Confidencial" shkruan se trajneri spanjoll e do yllin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal në vend të Sane.

Oyarzabal vlerësohet 75 milionë euro nga klubi i tij aktual.
Shtuar më 13/12/2019, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori