Guardiola: Është e rëndësishme të jemi të qetë
Pep Guardiola është shumë i kënaqur me tre pikët e fituara në Old Trafford ndaj Manchester United.

"E kuptoj presionin që kemi dhe Manchester United na e bëri të vështirë me Rashford dhe Lingard në sulm. U thashë lojtarëve se duhet të luanim për të fituar, nuk ka rëndësi nëse pësojmë gol.

Tani do të shkojmë në Burnley dhe e dimë që do të jetë tepër e vështirë. Është e rëndësishme të jemi të qetë. Nuk jemi akoma kampionë me tre ndeshje të mbetura, është e pabesueshme me pikët që kemi grumbulluar, po ashtu edhe Liverpool.

Të dyja skuadrat e meritojnë titullin, por vetëm njëra mund ta fitojë. Ekipi që do të humbasë nuk mund të ketë pendime pasi ka dhënë gjithçka.

Vitin e kaluar kemi rritur nivelin e Premier League me 100 pikë. Ky është niveli. Liverpool po na ndjek. Ajo që kanë bërë është e pabesueshme, por është në dorën tonë.

Falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre në dy ndeshjet e fundit. Ndonjëherë mendoj se ata janë më të zhurmshëm jashtë fushës, lojtarët kanë nevojë për këtë gjë." /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori