Guardiola flet për eliminimin e Interit nga Championsi
Pëlqej
Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka marrë shembull Interin për të treguar se klubet duhet të jenë të vëmendshme në çdo ndeshje në garat evropiane, duke thënë se Interi e zuri gjumi për pak dhe tani ka rënë në Europa League.

“Kualiteti i lojtarëve në Evropë do të thotë se të gjithë kanë skuadra të mira. Klubet e mëdha kanë mbetur jashtë. Interi është një skuadër e jashtëzakonshme dhe tani janë në Evropa Ligë”, ka thënë Guardiola.

“Shumë, shumë klube të mira janë aty. Nëse një ditë të zë gjumi, do të mbetesh në Evropa Ligë. Për këtë arsye, jam i kënaqur që ne jemi në mesin 16 skuadrave më të mirë në Champions League”.

“Sipas meje, kur një ekip si Manchester City kualifikohet nga faza e grupeve, është një sukses i mrekullueshëm”, përfundoi Guardiola
Shtuar më 13/12/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori