Guardiola flet për mundësinë e transferimit të Mbappes te City
Pep Guardiola ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Manchester City të nënshkruaj me Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

“Kjo nuk do të ndodh”, tha ai.

“Ndonjëherë nuk i kuptoj nga vinë këto lajme. Manchester City nuk do të shpenzojë paratë që Mbappe meriton apo PSG meriton. PSG nuk do ta shesin një lojtarë të tillë të asnjë klub në botë në vitet në vazhdim, besoj”, ka thënë ai.

“Kjo nuk do të ndodh, Mbappe nuk do të vijë këtu, ne nuk do të bëjmë shkëmbim as me Raheem Sterling apo ndonjë top lojtar që ne kemi”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori