Guardiola fton tre lojtare nga skuadra e dyte
Albeu.com
Mungesat e shumta në skuadrën katalanase për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve të kuq në prag të ndeshjesh me Atletiko Madridin, e kanë detyruar trajnerin Pep Guardiola të ftojë edhe tre lojtarë nga ekipi i dytë.Tre mbrojtës nga ekipi i dytë i Barcelonës janë stërvitur sot me ekipin e parë të Barcelonës. Bëhet fjalë për Mark Muniesa, Albert Dalmau dhe Mark Bartra të cilët kishin nderin që të stërviten së bashku me yjet e skuadrës “katalonase”. Mesfushori i ri Zhonatan dos Santos është stërvitur nën mbikëqyrjen e trajnerit Pep Guardiola. Kapiteni Karles Pujoll vazhdon të stërvitet individualisht nga të tjerët, mirëpo stafi drejtues i Barcelonës shpreson që ai të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Atletiko Madridit.

Mbrojtësit e vetëm pa probleme para ndeshjes me Atletiko Madridin janë Gabi Milito dhe Maksuell. Në seancën e sotme stërvitore të skuadrës nga “Kamp Nou” i pranishëm ishte edhe trajneri i Valjadolidit, Hoze Luis Mendilibar. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola javë më parë publikisht kishte pranuar se i pëlqen metodat që i përdor Mendilibar me futbollistët e tij gjatë seancave stërvitore.
Shtuar më 11/02/2010, ora 23:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori