Guardiola godet, Gotze te Bayern
Kampione e Gjermanisë, finaliste e Kupës dhe gjysëmfinaliste e Champions League, Bayern Munchen nuk ka ndërmend të ndalet përsa i përket sezonit të ardhshëm. Skuadra gjermane, që do të drejtohet nga Pep Guardiola, sipas asaj që raporton portali "Bild.de", e ka zgjedhur tashmë goditjen e parë për merkaton e verës.

Bavarezët, kanë bërë të tyrin për shumën e 37 milionë eurove Mario Gotze, mesfushorin ofensiv 21 vjeçar të Kombëtares gjermane dhe Borussia Dortmund.

Nëse lajmi do të konfirmohet, atëherë talenti do të jetë blerja gjermane më e shtrenjtë e historisë.

Bayern kështu ka mposhtur konkurrencën e fortë të Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori