Guardiola i bindur se Sane do të qëndrojë te Manchester City
Ditët e fundit është raportuar se mesfushori Leroy Sane do t’i bashkohet skuadrës gjermane, Bayern Munich.

Kjo për shkak se ai është lënë jashtë lojës gjatë disa ndeshjeve që ka zhvilluar skuadra Manchester City.

Gazeta gjermane BILD ka raportuar se Sane gati sa nuk ka përfunduar në krahët e klubit Bavarez.

Mirëpo trajneri Pep Guardiola ka arritur të bind sulmuesin Leroy Sane që të qëndroj në klub dhe ai është shprehur i bindur se futbollisti do ta zgjedhë skuadrën angleze përpara skuadrës gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori