Guardiola i dorëzuar: Liverpooli i pakapshëm
Liverpool është duke zhvilluar një sezon fantastik ku në 25 ndeshje ka fituar 24 dhe ka barazuar 1 duke krijuar një distancë prej 22 pikë me skuadrën e vendit të dytë që është, Manchester City i Pep Guardiolas.

Skuadra e Guardiolës City bëri edhe një lëshim tjetër këtë fundjavë, pasi humbi 2:0 ndaj Tottenhamit, duke ia mundësuar Liverpoolit ta rrisë epërsinë në krye të Premierligës në plot 22 pikë pas 25 ndeshjeve.

Trajneri spanjoll nuk ka më shpresë që skuadra e tij mund të bëjë ndonjë gjë për ta mbrojtur titullin në ligën elitare angleze, kur kanë mbetur vetëm edhe 13 ndeshje për t’u zhvilluar.

Përqendrimi i tij tani është në Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

"Ata na kanë ikur larg, prandaj janë të pandalshëm. Kanë grumbulluar shumë pikë dhe ne kemi humbur shumë", tha Guardiola.

"Synimet tona janë t’i fitojmë garat e mbetura dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm", shtoi ai. /
Shtuar më 03/02/2020, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori