Guardiola i fiksuar pas Cancelos, ofron para dhe Danilon
Këto ditë janë vendimtre për merkaton e Juventusit, jo vetëm në aspektin e blerjeve.

Shoqëria bardhezi është vënë në lëvizje për të mbyllur disa çështje të lojtarëve që do të largohen nga Torino gjatë merkatos së verës. Një nga këto çështje, është kalimi i Joao Cancelos te Manchester City.

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, kërkon ta mbyllë sa më parë këtë marrëveshje, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht. Për ta transferuar 25-vjeçarin në "Etihad Stadium", Guardiola i ka ofruar "Zonjës së Vjetër" përveç një shume parash edhe kartonin e brazilianit Danilo.
Shtuar më 01/08/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori