Guardiola i frikësohet skualifikimit: Milan shënon gol
Trajneri i Barcelonës Pep Guadiola shprehet se skuadra e Milanit do të shonojë në përballjen e së martës në Camp Nou. Në vigjilje të kësaj ndeshje trajneri katalanas në një konferencë për mediat këshillon lojtarët e tij të kenë kujdes në këtë përballje.


”Kam përshtypjen se Milan do të shënojë. Duhet të bëjmë kujdesn dhe të sulmojmë në mënyrë të ekuilibruar. Skuadra duhet të gjejë formulën e duhur për të shënuar përballë një skuadre kaq të fortë në mbrojtje. E rëndësishme është të bëjmë një lojë me ritëm sepse Milan edhe mund të na eliminojë” shprehet Guardiola duke nënvizuar se fakti që luanin për herë të pestë radhazi për të qenë në mes të katër më të mirëve të Champion League e bënin atë krenar. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori