Guardiola i paraprin një dështimi të mundshëm: S’është fundi i botës nëse s’e fitoj Ligën e Kampionëve
Pep Guardiola ka folur rreth rëndësisë së LigësKampionëve, duke insistuar se nuk është fundi i botës nëse nuk e sjell atë trofe në Etihad. Klubi dhe tifozët presin shumë nga ekipi i cili këtë vit duket se ka dështuar në kampionat, por Guardiola i paraprin edhe një dështimi të mundshëm në Champions.

Pep Guardiola është tre-herë fitues i titullit të garës më prestigjioze të klubeve në Evropë. Por, të gjitha triumfet e tij erdhën sa ishte me klubin e tij të fëmijërisë, Barcelonën.

Si lojtar, ai kishte pasur rëndësi të madhe në |Ekipin e Ëndrrave| të Johan Cruyffit që e mposhti Sampdorian në finalen e sezonit 1991/92, përderisa arriti ta fitojë këtë trofe edhe si trajner me Barcelonën, në sezonet 2008/09 dhe 2010/11.

Megjithatë, që kur është larguar nga Camp Nou, ai s’e ka fituar këtë titull, përkundër që ma qenë dominues në ligat vendore me Bayern Munichun e pastaj me Manchester Cityn.

Klubi i Premierligës ende s’ka arritur ta kalojë fazën çerekfinale të LigësKampionëve me Guardiolën si trajner. Megjjthatë, ai s’do ta lejon që kjo garë t’i bëhet fiksim.

|City është një klub që për një dekadë dëshironte vetëm të mbijetonte në Premierligë. Por pastaj, befasisht, klubi u ble nga njerëz nga Abu Dhabj dhe ata e bënë një hap të madh përpara dhe i fituan katër kampionate brenda dekadës|, tha Guardiola.

|E vetmja gjë që ata s’e kanë është titulli i LigësKampionëve dhe është normale që njerëzit ta kërkojnë këtë. Është një gjë e mirë që po e kërkojnë|.

“Do të tentoj dhe nëse s’e arrijmë këtë vit, atëherë e kemi vitin tjetër… bota s’merr fund nëse s’e fiton”.

Faza e 1/8 të finales së LigësKampionëve e përball Guardiolën me një rival të vjetër: kundërshtarin e madh të Barcelonës, Real Madridin.
Shtuar më 06/02/2020, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori