Guardiola i përgjigjet Mourinhos pas deklaratës së dhënë duke akuazuar arbitrin për humbjen e sotme
Pëlqej
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se skuadra e tij dëshironte të luante dhe atë e tregoi kundër Manchester Unitedit në Old Trafford

Manchester City mposhti 1-2 Unitedin, por pas ndeshjes Jose Mournho akuzoi arbitrin për këtë humbje, shkruan Albeu.com.

Këto deklarata janë qesharake sipas Pep Guardiolas, i cili thotë se portugezi të njëjtën gjë e kishte thënë edhe vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar ishte e njëjta gjë, ne fituam këtu dhe ishte faji i gjyqtarit. Sot po ashtu”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Dje ai foli për gjyqtarët. Ne jemi skuadër e sinqertë. Ne kishim 75 për qind topin në pronësi, çka do të thotë se dëshironim të luanim. Ne erdhëm këtu dhe e bëmë atë.” përfundoi Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori