Guardiola i rrëmben Varanen Realit? (FOTO)

Marca: Guardiola do Varanen
Pep Guardiola në kërkim të një mbrojtësi për të forcuar radhët e Bayern Munchen. Tekniku katalanas kërkon t'i rrëmbejë ish rivalëve të Real Madrid një lojtar që kohë më parë u konfirmua kur "Los Blancos" drejtoheshin nga Jose Mourinho. Bëhet fjalë për francezin Rafael Varane, i cili pëlqehet shumë për aftësitë e tij fizike dhe teknike nga Guardiola.


Në këtë mënyrë, trajneri i kampionëve të Gjermanisë nuk ka humbur kohë duke zhvilluar një takim sekret me agjentin e mbrojtësit, Jorge Mendez.

Sipas asaj që raporton madrilenja "Marca", palët janë takuar gjatë muajit dhjetor ku kanë diskutuar rreth një operacioni të mundshëm.


Interes për djaloshin e kombëtares së "Gjelave" kanë shfaqur edhe dy skuadrat e Manchesterit, por klubi gjerman po lëviz konkretisht për ta bashkuar me grupin për shkak të difekteve që ka shfaqur në mbrojtje Bayern. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori