Guardiola i sugjeron Arsenalit trajnerin e ri: E keni gati
Pëlqej
Mediat në Angli dhe gjithë Evropën kanë dhënë emra të ndryshëm për zëvendësuesin e tij, ku njëri nga ta është edhe ish-kapiteni i Arsenalit, Vieira.

Edhe vet trajneri francez Wenger deklaroi se Vieira ka aftësi dhe potencial për ta zëvendësuar atë, teksa fjalë të njëjta ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Guardiola.

Trajneri i Cityt guardiola ka thënë se ish-kapiteni i Topçinjve mund të përballojë punën e Arsenalit dhe është gati për këtë detyrë.

“Unë mendoj se Vieira është tashmë një menaxher i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Me atë që ka ndodhur, do të ketë shumë emra dhe Arsenali do të marrë vendimin më të mirë për ta. Por sigurisht, Patrick është gati”, përfundoi spanjolli. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori