Guardiola i thotë "Jo" Chelsea-t
Që kur Pep Guardiola anunçoi largimin nga Barcelona, zërat për të ardhmen e teknikut katalanas sa vijnë dhe shtohen. Më shumë aktivët janë ato që e shohin Guardiolën në një prej stoleve kryesorë të Premier League, mbi të gjitha në stolin e Chelsea.

Sipas asaj që raportojnë "Mirror" dhe "Daily Express", Guardiola ka refuzuar për herë të dytë ofertën e Roman Abramoviç, që e kërkon me çdo kusht në stolin e Bluve londinezë.

Katalanasi ka refuzuar një ofertë prej 12 milionë sterlinash në sezon dhe të ketë në urdhrat e tij një ekip kampionësh duke ritheksuar se do të qëndrojë një vit pushim.

Në këtë pikë shanset e Roberto Di Matteo për tu konfirmuar edhe sezonin tjetër, duke parë edhe fitoren në FA Cup, është triumfi në finalen e Champions League përballë Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori