Guardiola: I uroj Ibrës fatin e gjithë botës
Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës ndaj Athletic Bilbao, tekniku i Barcelonës Pep Guardiola ka patur rastin ti kundërpërgjigjet polemikave të fundit me Zlatan Ibrahimoviç.

" Editorët i botojnë librat atëherë kur i'u intereson. Dhe është normale që kjo gjë të bëhet publike vetëm disa ditë para sfidës me Milanin në Champions League. Nuk kam asgjë të them rreth kësaj por gjej rastin të rifalenderoj Ibrahimoviç sepse në sezonin kur luajti me ne arritëm në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve dhe grumbulluam 99 pikë", deklaroi Guardiola.

Dhe në fund katalanasi lshoi një urim për suedezin: "I uroj fatin e gjithë botës". /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori