Problemi i Gabriel
Jesus është
Sergio Aguero, kështu ka thënë trajneri i Manchester City, Pep
Guardiola.
Sulmuesi i Brazilit, Gabriel
Jesus, nuk po gjen shumë minuta këtë edicion te Manchester City dhe kjo, sipas Pep Guardiolës, po ndodh për shkak se ka konkurrencë të fortë.
Guardiola thjesht s’mund ta largojë Agueron nga formacioni, të cilin e quan “legjendë”.
Kështu,
Jesus duhet të jap më të mirën dhe të pres shansin, qoftë kur trajneri vendos të bëjë rrotacione, apo kur Aguero pëson ndonjë dëmtim.
“Ggabriel
Jesus ka qenë i mirë që nga fillimi. Fatkeqësisht ai kishte dy lëndime të vështira dhe pas Kupës së Botës, asgjë s’ka qenë e lehtë për të”, u shpreh
Guardiola.
“Ai është 9-sh i fort i Brazilit. Klubi ka blerë një lojtar të mrekullueshëm të ri për nëj çmim të jashtëzakonshëm – një ndër blerjet më të mira”.
“Ai është i mirë. Ai lufton me
Sergio Aguero për një pozicion. E kam thënë shumë herë: të konkurrosh me Sergion është gjëja më e vështirë.
Sergio është i pabesueshëm – legjendë, i mahnitshëm”.
“Nganjëherë kam nevojë për Agueron për shumë gjëra, nganjëherë kam nevojë për Jesusin, kjo është e gjitha”.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 21:11