Guardiola: Juventus? Askush në Manchester City nuk e njeh Realin më mirë se unë
Pep Guardiola ka folur pas hedhjes së shortit të UEFA Champions League.

Manchester City është në avantazh, pasi ndeshjen e parë e ka mposhtur 2-1 Real Madridin.

City në rundin tjetër mund të ketë punë me Juventusin, nëse Zonja e Vjetër e kalon Lyonin, derisa ekipi i Guardiolës Realin.

“Së pari duhet të luajmë kundër Real Madrid. Nëse mendojmë për raundin tjetër, mbretërit e kësaj gare do të na eliminojnë. Askush në Manchester City nuk e njeh Real Madridin më mirë se unë. Unë e di se si duhet të luajmë”, u shpreh Pep.
Shtuar më 10/07/2020, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori