Guardiola ka arritur akord me Juvetusin? Reagon Manchester
Prej dy ditësh në Itali flitet se Juventusi ka arritur akordin me trajnerin Pep Guardiola, por klubi i Manchester Cityt, ku aktualisht spanjolli punon, ka mohuar tërësisht këtë lajm.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar për "Sky Sport", Këshilltari Administrativ i Cityt, Alberto Galassi ka theksuar se “qytetarët” i cilësojnë si qesharake këto zëra dhe se janë të bindur që Guardiola do të vijojë punën në Manchester.

"Thashethemet për një kalim të Guardiolës te Juventusi i cilësoj si "qesharake" dhe të pabaza. Trajneri ka ende edhe dy vite kontratë me ne dhe mbi të gjitha, ka theksuar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë gjatë në Manchester. Jemi të qetë dhe të bindur se bashkëpunimi ynë me Guardiolën do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm", tha Galassi.

Manchester City shkroi historinë këtë edicion, duke fituar tripletën në Angli (Premierligën, Carbau Cup dhe FA Cup). /albeu.com
Shtuar më 23/05/2019, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori