Guardiola komenton largimin e Enriques
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pas njoftimit të Enrique-s se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, trajneri Pep Guardiola ka reaguar duke thënë se kjo është ditë e vëhtirë.

“Është një ditë e trishtuar për Barcelonën, por jo vetëm. Të jesh trajner i Barcelonës duhet të dëgjosh pak dhe të marrësh vendime jopopullore.

Ai është një mësues, ekipi i tij ka luajtur si asnjë tjetër. Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Nga ana tjetër, duke e njohur mirë atë dhe mjedisin, e kuptoj në mënyrë të përkryer dhe i uroj atij më të mirën”, u shpreh trajneri spanjoll.
Shtuar më 02/03/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori