Guardiola kundër Beckenbauer për Gotze-n
Pep Guardiola ka dalë kundër legjendes bavareze Franz Beckenbauer, i cili e kritikoi Mario Gotzen duke thënë se luan si fëmijë në një klub të madh si Bayern Munchen.

Tekniku spanjoll ka pasur vetëm fjalë të mira për 22-vjeçarin, duke thënë se është një lojtar profesionist.

"Mario është një profesionist, ndoshta më i miri që kam stërvitur. Ai ka stilin e tij të lojës, por ka shumë cilësi. Ne kemi nevojë për të, pavarësisht se mund të bëjë një ndeshje jo të mirë. Nuk i kuptoj kritikat ndaj tij, sikurse edhe për biseden me Ter Stegen, ata janë shokë dhe nuk pse të bëhet problem nëse flasin pas ndeshjes", ka thënë tekniku i Bayernit.

Tekniku i kampionëve gjerman ka qenë realist, kur është bërë fjalë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Sipas tij, përmbysja është shumë e vështirë, por shpirti i tij luftarak i bën që të mos dorëzohen.

"Ne kemi edhe 90 minuta për të luajtur dhe për të përmbysur rezultatin, por preferoj që të jem realist. Nuk do jetë aspak lehtë, por kam një shpirt luftarak, prandaj do tentojmë për të përmbysur. Lojtarët që ishin në 'Camp Nou' janë heronjtë e mi, ata japën gjithçka nga vetja, pavarësisht rezultatit që është tepër zhgënjyes", deklaroi Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2015, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori